Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon edhe sonte me një super sfidë mes Bashkimit dhe Vëllaznimit.
Kjo sfidë luhet në kuadër të xhiros së dytë të basketbollit kosovar, shkruan Gazeta Express.
Ndeshja zhvillohet në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.
Vëllaznimi e ka nisur sezonën mjaft mirë duke mposhtur Pejën në javën e parë.
Kurse, Bashkimi nuk ka luajtur pasi pati kundërshtar Trepçën e cila mori pjesë në kualifikimet për Champions League, andaj sfida ishte shtyrë.
Sfida mes Bashkimit e Vëllaznimit fillon nga ora 19:00./Gazeta Express
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...