string(71) "nje-vdiq-e-nje-tjeter-u-lendua-cka-dihet-per-rastin-tragjik-ne-veternik"

Lajme

Gazeta Express

06/04/2025 7:26

Një vdiq e një tjetër u lëndua, çka dihet për rastin tragjik në Veternik?

Lajme

Gazeta Express

06/04/2025 7:26

Një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar si pasojë e rrëshqitjes së dheut dje në Veternik të Prishtinës, shkruan Gazeta Express.

Viktima është mashkull rreth 40 vjeç.

Lexo Edhe:

Kjo është konfirmuar për Gazetën Express, nga Policia, ku është shtuar se personi tjetër ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor në QKUK.

‘‘Sot rreth orës 13:00, është pranuar informacioni se dy persona janë zënë nga shembja e dheut në një vendpunishte në rrugën “Gjilani” në lagjen Veterniku në Prishtinë. Nga informacionet e para është bërë e ditur se njëri nga ta është nxjerrë nga aty dhe po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor në QKUK, ndërkaq fatkeqësisht, tjetri, mashkull, rreth 40 vjeç, është konstatuar  pa shenja jete, nga ana e mjekëve emergjent. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, dhe në koordinim me prokurorin e shtetit si dhe mekanizmat e tjerë të nevojshëm po vijon punën për sqarimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen’’, ka thënë Policia.

Punëtori që vdiq është Fatlum Haradini.

Lajmi është konfirmuar nga familjarët, të cilët kanë shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e më të dashurit të tyre.

“Me pikëllim të madh, ju njoftojmë se sot, pas një aksidenti në punë, ka ndërruar jetë më i dashuri ynë, Fatlum Xh. Haradini,” thuhet në njoftimin e familjes.

Detajet lidhur me ditën dhe orën e varrimit do të bëhen të ditura në vijim.