string(76) "nje-veture-rrokulliset-e-tera-ne-uren-e-hekurit-ne-zvecan-policia-jep-detaje"

Lajme

Gazeta Express

30/04/2025 14:00

Një veturë rrokulliset e tëra në urën e hekurit në Zveçan, policia jep detaje

Lajme

Gazeta Express

30/04/2025 14:00

Një veturë është rrokullisur dje në Zveçan. Sipas policisë, më datën 29.04.2025 rreth orës 17:45, Policia është informuar për një aksident trafiku në rrugën “Kral Petri”, përkatësisht tek ura e hekurit në Zveçan.

Njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer ekzaminimet e nevojshme.

Sipas hetimeve të para, dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e pakujdesisë dhe mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës. Si pasojë, drejtuesi i automjetit, Z.V., 22 vjeç, ka humbur kontrollin mbi automjetin me targa te huaja dhe është rrokullisur.

Fatmirësisht, nga ky aksident nuk është raportuar për persona të lënduar. Lidhur me rastin, ura ka qenë e bllokuar për një periudhë kohore, duke pamundësuar qarkullimin e automjeteve. Pas ndërhyrjes së autoriteteve përkatëse, ura është liruar dhe qarkullimi është rikthyer në normalitet.

Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë kufijtë e shpejtësisë dhe rregullat e komunikacionit rrugor.

“Çdo pakujdesi në vozitje mund të rrezikojë jetën tuaj dhe të të tjerëve. Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët”