Përparim Rama, kryetar i Prishtinës, ka pasur një përplasje me Dardan Sejdiun gjatë një konference për media pas dështimit të seancës së jashtëzakonshme të kuvendit komunal të Prishtinës në lidhje me Planin Zhvillimor Komunal, shkruan Gazeta Express.
Gjatë kohës që Rama ishte duke bërë deklarimin e tij para gazetarëve, Sejdiu e ka pyetur kryetarin se ‘‘lagje janë vizituar në proces’’.
Rama është përgjigjur duke thënë se ‘’një numër i madh i lagjeve tërë kohën, ne vizitojmë lagje, kemi vizitu të gjitha lagjet’’.
Sejdiu i ka ndërhyrë duke e pyetur se ‘’sa lagje e kanë parë planin’’.
Ndërsa Rama i është kundërpërgjigjur duke i thënë Sejdiut se ‘’njerëz si tij që jepin dezinformata, që rrejnë njerëzit, që i rrejnë të gjithë qytetarët’’.
Kurse Sejdiu i është drejtuar Ramës duke i thënë ‘ ‘A ia nise a?’’. /GazetaExpress
Gazeta Express dhe Televizioni T7 janë në kërkim të një agjenti dinamik dhe ambicioz të shitjes dhe marketingut për...