string(56) "njihuni-me-fshatin-me-te-pushtuar-me-fantazma-ne-britani"

Njihuni me fshatin më të pushtuar me “fantazma” në Britani

Mistere

Gazeta Express

13/10/2021 21:49

Një fshat në rrethin e Kent, i cili njëherë ishte futur në rekord të librit të Guinness në kategorinë “i pushtuar nga fantazmat”, ku një nga 89 banorët ka parë një fantazmë

Me Halloween afër qosheve, kungujt tashmë po shfaqën në çdo anë me nuanca sa më të frikshme. Tradita e veshjes dhe e festimit të kësaj feste është më 31 tetor të çdo viti besohet se origjinën e ka nga festivali antik i keltëve, Samhain.

Lexo Edhe:

Njerëzit në atë kohë ndiznin zjarre dhe vishnin kostume për t’u larguar nga fantazmat. Një fshat piktoreks anglez duket se është tërheqës për t’i tërhequr fantazma të ndryshme. Pluckley, një fshat rreth tetë kilometra në perëndim të Ashford në Kent, është quajtur si fshati “i pushtuar në Britani”.

Fshati zuri vend në librin e rekordeve të Guinness më 1989 për të qenit si “fshati me më së shumti fantazma në Britani”, pasi që 12 fantazma të ndryshme u panë aty.

Sidoqoftë, kategoria e fantazmave tashmë është hequr nga libri i “Guinness”.

Pluckley mburret për atë se kush sheh fantazma për person me fshatrat e tjerë në vend, raporton KentLive, transmeton GazetaExpress.

Sipas regjistrimit të popullësisë më 2011, Pluckley kishte një popullësi prej 1069 banorëve, që është e barabartë që 89 banorë kanë parë një fantazmë.

Mirror, megjithatë, raportoi vitin e kaluar që fshati është shtëpia e 15 fantazmave apo një për 71 banorë.

Ai ka qenë atraktiv për një seri programesh televizive për aktivitetet paranormale, përfshirë “Mos Haunted” dhe “Ghostly Legends”. Aty po ashtu është xhiruar seriali dramë i ITV-së, “The Darling Buds of May”, në të cilin luan David Jason dhe Catherine Zeta Jones.

Turistë dhe gjuetarët amatorë të fantazmave ende mblidhen në fshatin e frikshëm në kërkim që ta shohin një fantazmë.

Banorja e fshatit, Julie Halliday, i tha KentOnline, se kishte parë një shpirt më 2019.

Ajo ka folur për një vajzë të re të quajtur Elizabeth, që besohet të jetë murosur në muret e pijetores “Black Horse” nga dadoja e saj e ligë. “Shumë njerëz thonë që flokët e saj janë tërhequr – kurse një medium tha se ajo mërzitet tani dhe djallëzohet shpesh”.

“Zakonisht lë një kukull për të, por meqë pijetorja ka pronarë të rinj dhe staf tjetër këtyre viteve, kukulla është larguar por ajo ende luan më të”.

“Besoj në tregimet, pasi që gjërat i kam parë vetë – shumë gjëra kanë ndodhur gjatë viteve për të mos qenë të vërteta”.

“Black Horse” më parë ishte një fermë e rrethuar nga një hendek dhe i takonte një përmbaruesi vendor. Është për gjërat që me sa duket janë zhdukur para syve të njerëzve por që kthehen disa ditë më vonë.

Një banore vendore, Liz Wyndham, i tha mediave se njëherë mbesa e saj e vogël “u ulë në shtrat dhe shikoj një zonjë të bukur e cila për një moment nuk ishte më aty”.

“Fright Corner”, është një nga pikat më famëkeqe të Pluckley pasi që vazhdimisht shihen fantazma.

Një udhëtar i rrugës besohet se ka marrë për herë të fundit frymë aty në shekullin e 18. Raportohet se ai ishte përfshirë në një luftë me fshatarët paqësorë.

Ata e lidhën në një lis, i cili qëndronte aty deri vonë.

Raportohet se disa persona i kanë parë disa fantazma duke u përleshur me shpata e ku gjithmonë kemi të njëjtin rezultat.

Pak me larg nga Fright Corner është pylli i cili bërtet dhe quhet “Screaming Woods”.

Disa njerëz më trima kanë kaluar  netët duke bërë kamping nën tenda pavarësisht raporteve të shumta se janë dëgjuar bërtitma pasi është errësuar.

Mirror raporton që këto zëra janë të atyre të cilët kanë vdekur derisa kishin humbur jetën shkaku i mjegullës në pyje.

“Dicky Buss’ Lane” është shkolla fillore që po ashtu raportohet se është shtëpia e një kufome të një mësuesi që e kishte varur vetveten aty.

Ai besohet se ia kishte marrë jetën vetvetes dhe trupi i tij ishte gjendur disa javë më vonë nga Dicky, mullisi nga i cili e mori më vonë emrin rruga.

Disa fshatar, megjithatë, hedhin dyshime për historitë e treguara.

“Jam këtu që disa vite dhe nuk kam parë kurrë asgjë. Janë tregime të sajuara nga njerëzit”, tha një kasap për KentOnline.

“Është një fshat i bukur që këto tregime po e shkatërrojnë dhe po krijojnë panik pa nevojë”, tha një tjetër. /GazetaExpress/