string(71) "njoftohetseka-vdekurtina-kaidanow-ambasadorja-e-pare-e-shbase-ne-kosove"

Njoftohet se ka vdekur Tina Kaidanow, ambasadorja e parë e SHBA’së në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

16/10/2024 22:17

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni, ka njoftuar të mërkurën në Facebook se ka vdekur Tina Kaidanow,  ambasadorja  eparë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Hyseni ka thënë se me Kaidanow ka pasur raporte të ngushta zyrtare.

Lexo Edhe:

Tutje, Hyseni ka thënë se Tina ishte një diplomate dhe grua e fortë e cila Kosovën dhe popullin e saj e donte me gjithë qenien e saj.

“Paska ndërruar jetë Tina Kaidanow, ish ambasadore e SHBA-ve në Kosovë. Me Tinën kisha bashkëpunim dhe raporte të ngushta zyrtare. Përtej kësaj ishim edhe miq të mirë. Kontributi  dhe angazhimi sistematik i Ambasadorës Tina Kaidanow në përgatitjen e Kosovës për shpalljen e pavarësisë ishte dhe mbetet i pazëvendësueshëm. Tina ishte një diplomate dhe grua e fortë e cila Kosovën dhe popullin e saj e donte me gjithë qenien e saj.  Lamtumirë Tina. Zoti të bekoftë dhe të pastë shpirti dritë! Prehu në paqe! R.I.P. Ambasador Tina Kaidanow”, ka shkruar ai në Facebook.

Akoma nuk ka pasur një konfirmim  zyrtar për vdekjen e Tina Kaidanow.