string(112) "njohja-e-kosoves0-nga-kenia-shasha-vuciq-takoi-ruton-per-ta-ndaluar-njohjen-dergoi-edhe-delegacion-te-larte-atje"

Lajme

Gazeta Express

26/03/2025 17:17

Njohja e Kosovës nga Kenia, Shasha: Vuçiq takoi Ruton për ta ndaluar, dërgoi edhe gruan e tij atje

Lajme

Gazeta Express

26/03/2025 17:17

Njohësi i çështjeve ndërkombëtare, Demush Shasha, ka reaguar në lidhje me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Kenias, duke deklaruar se presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ishte munduar që ta ndaloj një gjë të tillë, shkruan Gazeta Express.

Madje, Shasha ka shtuar se, në tetor të vitit të kaluar Vuçiq e ka dërguar një delegacion të lartë në Kenia për ta parandaluar njohjen.

Lexo Edhe:

‘‘Në shtator të vitit të kaluar, Vuçiq u takua me Presidentin Ruto për të ndaluar njohjen e Kosovës nga Kenia.

Në tetor ai dërgoi një delegacion të nivelit të lartë me Zonjën e Parë Tamara Vuçiç në Kenia për të parandaluar njohjen.

Sot Kenia e njohu Kosovën’’, ka shkruar ai. /Express