Nora Gjakova fiton me ippon - Gazeta Express
string(27) "nora-gjakova-fiton-me-ippon"

Sport

Gazeta Express

16/04/2021 12:17

Nora Gjakova fiton me ippon

Sport

Gazeta Express

16/04/2021 12:17

Nora Gjakova ka kaluar në rrethin e tretë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.

Nora e kaloi rrethin e parë pa luftë, derisa në atë të dytë pati punë me spanjollen, Carla Ubasart Mascaro.

Gjakova tregoi forcën e saj duke fituar me ippon, raporton Gazeta Express.

Në rrethin e tretë, Nora do të ketë punë me xhudisten ruse, Daria Mazhetskaia.

Pas pak në Lisbonë do të nisë aventurën edhe Distria Krasniqi, derisa Flaka Loxha u eliminua që në rundin e parë. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement