Sot do të mbyllet edhe zyrtarisht Olimpiada Dimërore, e cila i mblodhi garuesit më të mirë në botë të sporteve dimërore.
Dhe, tash është koha për t’i bërë llogaritë.
Norvegjia mund të konisderohet lirisht si mbretëreshë e Olimpiadës së Pekinit.
Në Kinë, garuesit norvegjezë i dominuan garat përkatëse duke i sjell në atdhe plot 37 medalje, prej tyre 16 të arta, 8 të argjendta dhe 13 të bronzta.
Vendi i dytë i takoi Gjermanisë, e cila i fitoi 37 medalje, 12 të arta, 10 të argjendta dhe 5 të bronzta.

E organizatori i kësaj gare, Kina, përfundoi në vendin e tretë me 9 të arta, 4 të argjendta e 2 të bronzta, duke i lënë prapa Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që i fituan 8 të arta, 10 të argjendta dhe 7 të bronzta.
Vlen të theksohet se në “Pekin 2022” mori pjesë edhe Kosova me dy garues, me Albin Tahirin dhe Kiana Kryeziun.
Ceremonia mbyllëse e Olimpiadës Dimërore do të mbahet sonte. /Gazeta Express/
Spitali Amerikan ka shpallur konkurs për vende të lira pune në Kosovë për profesionistë të fushës së infermierisë, duke...