Sot më 14 mars është Dita e Verës dhe një detaj i kësaj feste është vendosja e verores, një byzylyk prej fijesh të bardha dhe të kuqe, që lidhet në kyçin e dorës.
Ky simbol i mbajtur gjatë Ditës së Verës është shenjë e fatit dhe është zgjidhur kur shikohet dallëndyshja e parë.
Edhe në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”, banorët janë munduar që të bëjnë vetë verore. Dhe e gjeni dot se çfarë ka marrë Rozana për të bërë veroren?
Banorja ka marrë një palë të brendshme të saj, për të cilat thotë se nuk i ka përdorur asnjëherë. Fillimisht e ndihmoi Loredana për të bërë fijen e kuqe, më pas ishte Rizarta ajo që e ndihmoi që të bashkonte fijen e kuqe me të bardhën.
Të parat që e vendosën veroren ishte Rizarta dhe Mikela.