“Deri diku nuk më pëlqeu ajo arroganca që përdori Rozana…”
E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë ish-konkurrentja e “BB”, Olta Sheta. Ajo ka komentuar lojën e banorëve të “Big Brother VIP 4” si dhe dinamikat e fundit të ndodhura në shtëpi…
Si e ke parë debatin e ndodhur gjatë prime-it të së martës mes Rozanës dhe Nedës, pas publikimit të disa statuseve të bëra shumë vite më parë në rrjete sociale të banores?
Unë e kuptoj pozicionin e Nedës sepse askujt nuk i pëlqen të shohë komente negative. Ndihesh shumë keq nga brenda, unë i kam provuar vetë, sepse ti e di se çfarë personi je brenda vetes dhe njerëzit të komentojnë për atë që nuk je. Deri diku isha shumë dakord me Nedën që e kërkoi këtë ballafaqim sepse ishte Rozana ajo që e nisi që në fillim duke i thënë ‘ti e ke personale me mua’. Ajo e ka thënë që në fillim të BBV, ne si publik nuk e dinim që ishte personale dhe ishim kuriozë sepse ka shumë gjëra që ne mund të aludojmë. Doli që personale nuk e kishte Neda, por e kishte Rozana. Për mua Neda bëri shumë mirë që e çoi deri në fund. Dhe duke e ditur që Rozana ka komentuar dikur për Nedën, atëherë pse e ngacmon këtë plagë, ajo ka zënë kore, mos e prek. Nedën e pashë që ishte shumë e sinqertë në atë që thoshte, sepse ajo nuk e kishte ditur, pavarësisht se Rozana e akuzoi se po. Deri diku nuk më pëlqeu ajo arroganca që përdori Rozana në kthimin e përgjigjes, kur tha që ‘atëherë nuk kam pasur makinë, por biçikletë’.