“Nuk ka dorëzim”, serbët e shfaqin flamurin provokues me hartën e Kosovës në të - Gazeta Express
string(76) "nuk-ka-dorezim-serbet-e-shfaqin-flamurin-provokues-me-harten-e-kosoves-ne-te"

Futboll

Gazeta Express

16/06/2024 20:40

“Nuk ka dorëzim”, serbët e shfaqin flamurin provokues me hartën e Kosovës në të

Futboll

Gazeta Express

16/06/2024 20:40

Tifozët serbë kanë vazhduar me provokime edhe në nismë të Kampionatit Evropian “Euro 2024”.

Në tribuna para ndeshjes me Anglinë sonte u pa një flamur me hartë të Kosovës dhe me ngjyra të flamurit serb, në të cilin shkruante “Nuk ka dorëzim” në gjuhën serbe, në stadiumin Gelsenkirchen.

Tifozët serbë kanë provokuar vazhdimisht në ngjarje të mëdha sportive, ku ka audiencë, për të shfaqur parulla të ndryshme që lidhen me Kosovën.

Në të kaluarën në disa raste, serbët janë dënuar e në të tjera kanë shpëtuar, pas këtyre veprimeve nacionaliste, të turpshme dhe aspak të hijshme.

Mbetet të shihet se si do të jenë veprimet e UEFA-s për këtë rast skandaloz. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement