Nuk kanë të ndalur surprizat në këtë natë finaleje, ndërsa pas Laertit edhe Rozana ka hapur Kutinë e Artë.
Por çfarë fshihej në brendësi të saj? E buzëqeshur, Rozana ka zbuluar se aty ndodhej pena dhe një kallamar dhe domethënien që fshihej pas saj.
“Kur motra ime shkruante në klasë të parë fjalën “mama”, unë i derdha bojën. Dhe Andeta për të mos i treguar babit, e mori fajin mbi vete duke ngrënë të gjitha të sharat. Këtë ka bërë gjithë kohën edhe kur u rrita. Gabimet e mija i merrte ajo”- tha e përlotur banorja.
Pas hapjes së kutisë, moderatori i spektaklit Ledion Liço ka ftuar Rozanën të largohet nga shtëpia në një ambient të dytë ku e pret një surprizë.
Gazeta Express dhe Televizioni T7 janë në kërkim të një agjenti dinamik dhe ambicioz të shitjes dhe marketingut për...