Sulmuesi i kombëtares shqiptare dhe Rubin Kazanit, Mirlind Daku ka bërë një postim emocionues në rrjetet sociale.
Ai në “Facebook” ka bërë një postim emocionues në drejtim të babait të tij, i cili sot feston ditëlindjen e tij.
Në postimin e tij, Daku e ka falënderuar babain e tij që asnjëherë nuk e ka ndarë nga shoqëria e tij, edhe pse nuk gëzonte një pagë të madhe.
“Ishe Ai që pavarësisht që merrje një rrogë jo aq të madhe prapë nuk na ndaje për asgjë nga shoqëria e fëmijët e tjerë, pavarësisht se sa e vështirë që ishte. Ishe Ai që ndoshta ke sakrifikuar aq shumë e ndoshta nuk ke arritë as edhe ato qëllimet e tua ti realizoje, vetëm e vetëm ne të kemi gjithqka. Andaj për mua ti je person i veçantë dhe inspirim se si duhet një baba ti jetë për fëmijët e tij, shpresojë që Zoti do të jep edhe shumë vite mes nesh e të festojmë edhe ditëlindje tjera së bashku”, thuhet në postimin e Dakut.
Daku për momentin është te Rubin Kazani në Rusi, derisa më parë ka luajtur për Muran, Osijekun, Ballkanin, Llapin, Hajvalinë e Kukësin./GazetaExpress/