Egli dhe Gjesti janë përshirë gjatë ditës së sotme në një debat mjaft të fortë, ku kanë hedhur akuza kundrejt njëri-tjetrit
Teksa këngëtari e akuzon se ajo është rikthyer në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” për të ngritur imazhin e saj por duke njollosur atë, Egli i kundërpërgjigjet se nuk ka punë më me të.
Por jo vetëm kaq, pasi Gjesti i ka thënë banores se ajo nuk e ka dashur siç e ka bërtitur në shtëpi, pasi për 9 ditë që nuk ishte brenda u zhduk. Sipas tij, ka qenë fiksim.
“Zemra, nuk ka problem, nuk jam këtu për të vërtetuar ty dhe askujt tjetër se çfarë ndjej unë. Kaq, askujt në botë”, i tha Egli.
Pjesë nga debati:
Egli: Ndjenjat nuk i fik dot me buton, por jam duke punuar me logjikën
Gjesti: S’më ke dashur
Egli: Mirë mo Gjest nuk të kam dashur, nëse nuk të kanë mjaftuar të gjitha gjërat që kam bërë haram
Gjesti: Paske luajtur
Rozana: Të ka patur obsesion
Gjesti: Fiksim, për 9 ditë u zhduk
Egli: Zemra, nuk ka problem, nuk jam këtu për të vërtetuar ty dhe askujt tjetër se çfarë ndjej unë. Kaq, askujt në botë.
Spitali Amerikan ka shpallur konkurs për vende të lira pune në Kosovë për profesionistë të fushës së infermierisë, duke...