Nuk ndalet skiatorja kuqezi, Colturi renditet e 8-ta në Sllallomin e SHBA-ve - Gazeta Express
string(75) "nuk-ndalet-skiatorja-kuqezi-colturi-renditet-e-8-ta-ne-sllallomin-e-shba-ve"

Sporte tjera

Gazeta Express

02/12/2024 15:31

Nuk ndalet skiatorja kuqezi, Colturi renditet e 8-ta në Sllallomin e SHBA-ve

Sporte tjera

Gazeta Express

02/12/2024 15:31

Një tjetër rezultat i jashtëzakonshëm për Lara Colturin në ditën e dytë të garimit ne Killington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Këtë herë ajo garoi në etapën e Sllallomin e vlefshme si etapë e Kupës së Botës. 18 vjecarja Kuq e Zi arrin një tjetër Top10, duke u renditur saktësisht në vendin e 8-të. Pas vendit të 9-të që zuri mbrëmjen e së shtunës në kategorinë e Sllallomit Gjigand, në Sllallom Colturi arriti të paraqitet edhe më mirë.

Me këto rezultate të njëpasnjëshme, së bashku me atë të një fundjave më parë në Austri, ku u rendit e dytë, skiatorja kuqezi konsolidon pozitat e saj brenda 10 vendeve, të para në klasifikimin e përgjithshëm për femra të Kupës së Botës, përcjell tch.

Me këto rezultate të shkëlqyera Lara Colturi sëbashku me trajnerët e saj dhe drejtuesit e Federatës Shqiptare të Skive do të rikthehen në Evropë duke qenë se etapa e radhës që ishte parashikuar në Kanada është anuluar për shkak mungesës së borës. Ndalesa e radhës për Larën do të jetë në Semmering të Austrisë më 28-29 Dhjetor.

Advertisement
Advertisement
Advertisement