Rita Ora nuk është parë në mbrëmjen e “Global Awards” ku ishte e nominuar për një çmim.
Por në këtë mbrëmje nuk ishte vetëm Rita që ishte e nominuar pasi që në të ishte e nominuar edhe Dua Lipa.
Derisa Dua mori pjesë, Rita në anën tjetër sot ka treguar ku është dhe me çka është duke u argëtuar.

Këngëtarja kosovare në disa foto që ka postuar në rrjetet sociale ka shkruar se ajo është në Londër dhe po përgatitet për një risi të radhës.
Ajo në fund i ka uruar fansave të saj “një të premte argëtuese”. /GazetaExpress/




