Komuna e Lipjanit i zgjodhi së fundmi sportistët më të mirë të vitit që po e lëmë pas.
Por, në shpalljen e “Laureatit të Vitit 2023” mungoi emri i Betim Krasniqit, pasi ky çmim i takoi futbollistit të Ulpianës, Labinot Ibrahimi.
E bodybuilderi nga Lipjani është befasuar dhe ka mbetur i zhgënjyer që nuk është përfshirë në mesin e më të mirëve përkundër sukseseve që i pati gjatë vitit 2023, shkruan “Gazeta Express”.
Edhe pse u shpall nënkampion i Evropës në Bodybuilding, Krasniqi s’e kishte besuar se s’do të zgjidhej më i miri, ndërsa për këtë gishtin e ka drejtuar kah kryetari i Komunës, Imri Ahmeti, për të cilin thotë se, për arsye të panjohura për të, nuk e vlerësoi që nga viti 2014, kur e kishte marrë këtë pozitë.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e sportistit Krasniqi, i cili në fund e ka edhe një ‘selam” për kryetarin Ahmeti për vitin 2024. /Gazeta Express/