Nuri Seferi kthehet në shtëpi, në këtë verë do të boksojë në Strugë - Gazeta Express
string(66) "nuri-seferi-kthehet-ne-shtepi-ne-kete-vere-do-te-boksoje-ne-struge"

Sport

Gazeta Express

12/05/2023 12:16

Nuri Seferi kthehet në shtëpi, në këtë verë do të boksojë në Strugë

Sport

Gazeta Express

12/05/2023 12:16

Nuri Seferi do të rikthehet pas 10 vjetësh për të boksuar në shtëpi.

Boksieri i njohur shqiptar ka njoftuar se do të ngjitet në ring në qytetin e tij, në Strugë.

“Tysoni shqiptar” nuk e ka zbuluar ende emrin e kundërshtarit, por që prite të jetë një boksier i njohur, me të cilin pritet ta dhurojë një meç spektakolar, shkruan “Gazeta Express”.

Boksieri shqiptar i ka zhvilluar 53 meçe në boksin profesionist, ndërsa i ka fitur 42 (24 me nokaut) dhe i ka humbur 11 prej tyre, ndërsa nuk e ka asnjë barazim.

Boksieri shqiptar nga Maqedonia e Veriut e kishte mbajtur për pesë vjet titullin e kampionit në versionin WBO European Cruser.

Në natën e 5 gushtit, krahas Seferit në “Stadion FK Karaorman” do të boksojnë edhe disa boksierë të tjerë.

Më saktësisht, 10 boksierë do të luftojnë për tre breza të artë në “Struga Fight Night”. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement