string(74) "nxirret-automjeti-i-fundosur-ne-lituani-ushtaret-amerikane-ende-te-zhdukur"

Lajme

Gazeta Express

31/03/2025 9:57

Nxirret automjeti i fundosur në Lituani, ushtarët amerikanë ende të zhdukur

Lajme

Gazeta Express

31/03/2025 9:57

Ekipet e shpëtimit në Lituani nxorën nga moçali një automjet të fundosur ushtarak.               

Ai transportonte katër ushtarë amerikanë, të cilët rezultojnë ende të zhdukur.

Lexo Edhe:

Automjeti i blinduar, M88 Hercules, u nxor mëngjesin e 31 marsit, gjashtë ditë pasi që nisi operacioni i shpëtimit në bazën ushtarake të Pabradës, pranë kufirit të Lituanisë me Bjellorusinë.

Ministrja lituaneze e Mbrojtjes, Davile Sakaliene, tha se fati i katër ushtarëve mbetet i paqartë.

“Ne nuk mund të flasim për këtë, sepse, para së gjithash, nuk ka ende asnjë informacion. Madje, edhe kur të marrim informacione, është bërë një marrëveshje që amerikanët të jenë të parët ata që do të dalin me njoftim”, i tha Sakaliene radios publike lituaneze më 31 mars.

Automjeti i ushtarëve u gjet i zhytur në një moçal në terrenin e stërvitjeve ushtarake, Pabrade, më 25 mars.

Qindra ushtarë lituanezë dhe amerikanë, bashkë me dhjetëra automjete, u përfshinë në nxjerrjen e tij.

Lituania, anëtare e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian, është nikoqire e më shumë se 1.000 trupave amerikane.

Ushtria amerikane për Evropën dhe Afrikën tha në një deklaratë më herët se katër ushtarët ishin “duke kryer stërvitje të planifikuara taktike” kur u zhdukën më 25 mars.

Në orët e para të operacionit të shpëtimit kishte disa deklarata kontradiktore, përfshirë komentet e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, i cili tha se ushtarët kanë humbur jetën.

Më vonë, një zëdhënëse e NATO-s e tërhoqi atë deklaratë. /REL/