O'Brien: Gjë e mirë që Radojiçiq s'është më aktiv në Veri, Serbia ka premtuar se ai do të përballet me ligjin - Gazeta Express
string(105) "obrien-gje-e-mire-qe-radojiciq-seshte-me-aktiv-ne-veri-serbia-ka-premtuar-se-ai-do-te-perballet-me-ligjin"

Lajme

Gazeta Express

29/06/2024 17:38

O’Brien: Gjë e mirë që Radojiçiq s’është më aktiv në Veri, Serbia ka premtuar se ai do të përballet me ligjin

Lajme

Gazeta Express

29/06/2024 17:38

Ndihmës Sekretari Amerikan, James O’Brien, në Forumin e Dubrovnikut ka folur edhe për Milan Radojiçiqn. O’Brien ka thënë se Serbia ka premtuar se Radojiçiq do të kalojë përmes procesit të plotë ligjor në Serbi dhe ka potencuar se është që e mirë që tashmë duket se ai s’është aktiv të Veri të Kosovës.

Diplomati amerikan ka potencuar se SHBA dhe BE e kanë deklaruar vazhdimisht se autorët e sulmit të 24 shtatorit duhet të ndëshkohen, raporton Express.

Lexo Edhe:

“SHBA-ja dhe BE-ja në mënyrë të vazhdueshme kanë thënë se krimet e kryera në shtator 2023 duhet të ndëshkohen. Ne presim dhe besoj se na është premtuar se Radoiçiq do të kalojë nëpër një proces të plotë të ligjor në Serbi. Është gjë e mirë që duket se nuk është aktiv në veri të Kosovës, siç ka qenë më herët, shohim se nga kjo ka përfitime pozitive. Ndaj tij është ngritur akuzë dhe presim që procesi ndaj tij të përfundojë. Kjo është pjesë e premtimit për sundim të ligjit”, ka deklaruar O’Brien./Express/