Observatori dhe planetariumi, mundësi për kërkime shkencore - Gazeta Express
string(58) "observatori-dhe-planetariumi-mundesi-per-kerkime-shkencore"

Lajme

Gazeta Express

29/06/2024 23:23

Observatori dhe planetariumi, mundësi për kërkime shkencore

Lajme

Gazeta Express

29/06/2024 23:23

Më 19 qershor, me ceremoni solemne, në fshatin Rashincë të Komunës së Shtimes është përuruar Observatori dhe Planetariumi i parë Kombëtar, ndërtimi i të cilit kushtoi mbi 300 mijë euro dhe po konsiderohet si ndër projektet më të rëndësishëm për kërkime shkencore në fushën e astronomisë.

Madhështitë dhe bukuritë e universit, do të jenë më afër syrit tonë. Kjo falë Observatorit dhe Planetariumit të parë Kombëtar në Kosovës, i vendosur në fshatin Rashinicë të komunës së Shtimes.

Lexo Edhe:

“Ky është eleskop brenda Observatorit, i cili do të ofrojë mundësi të shkëlqyera për nxënës, student si dhe studiues në fushën e astronomisë, ku do të ndihmoj në edukimin dhe eksplorimin e hapësirës qiellore”

Ndër kontribuuesit e këtij projekti është edhe profesori i astronomisë, Milaim Rushiti, i cili dha tokën për ndërtimin e tij.

“Arsya pse jemi këtu janë dy, jo vetëm që e kemi lëshu tokën por edhe që duhet të jetë sa më larg qytetit dhe dritave. Paisjet optike janë donacion nga SHBA, nga organoziatat e ndryshme astronomike”, tha Milaim Rushiti, professor i astronomisë, drejtor i organizatës ‘Astronomy Outreach of Kosoovo’.

Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, tha se përmes këtij projekti, kjo komunë do të shndërrohet në një atraksion shkencor turistik.

“Një objekt që është i veçantë dhe i vetmi në Republikën e Kosovës. Madje atje ka teleskop për vrojtimin e diellit që është i madhi në Evropën Lindore. Jo vetëm fëmijët por të gjithë apasionuarit e shkencës nga e gjithë Kosova, mund të vijnë dhe ato që i kemi mësuar nëpër libra mund t’i shohin sot”, tha Aliu

Realizimi i projektit është bashkëfinancuar nga MASHTI dhe Komuna e Shtimes.

Në Observatorin dhe Planetariumin qytetarët do të mund të bëjnë vrojtimin e diellit me teleskop, shfaqje shkencore në planetarium si dhe vrojtimin e qiellit gjatë natës./RTK