string(121) "oeak-qeverise-hiqni-tarifat-doganore-per-produktet-amerikane-tregoni-gatishmeri-per-thellim-te-lidhjeve-ekonomike-me-shba"

Lajme

Gazeta Express

03/04/2025 12:59

OEAK – Qeverisë: Hiqni tarifat doganore për produktet amerikane, tregoni gatishmëri për thellim të lidhjeve ekonomike me SHBA

Lajme

Gazeta Express

03/04/2025 12:59

Oda Amerikane përmes një deklarate, ka kërkuar që Kosova të shqyrtojë heqjen në tërësi të tarifave doganore për produktet Amerikane, shkruan Gazeta Express.

Në deklaratë thuhet edhe se heqja e kësaj tarife do të përfaqësonte të hap të rëndësishëm dh proaktiv drejt zgjerimit të marrëdhënieve tregtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lexo Edhe:

‘‘Derisa Kosova, për disa vite ka përfituar nga trajtimi pa doganë i më shumë se 3,500 produkteve në kuadër të Sistemit të Përgjithësuar të Preferencave të SHBA-së (GSP), mallrat amerikane të eksportuara në Kosovë kanë vazhduar të jenë subjekt i taksave doganore’’, thuhet në komunikatë.

Tutje, në komunikatën e Odes Amerikane thuhet edhe se kjo masë do të shërbente si një demonstrim i qartë i gatishmërisë së Kosovës për të thelluar lidhjet ekonomike dypalëshe.

Po ashtu, Oda Ekonomike Amerikane ka inkurajuar Qeverinë që të veprojë me vendosmëri në këtë drejtim.

Komunikata:

Kosova të shqyrtojë heqjen e tarifave doganore për produktet Amerikane

Prishtinë, 3 prill 2025 – Në dritën e vendimit të fundit të administratës amerikane për prezantimin e një strukture të re tarifore për mallrat e importuara, e cila afekton edhe Kosovën, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë beson se ky është momenti i duhur që Kosova të shqyrtojë zbatimin e një aranzhimi të njëanshëm preferencial tregtar për Shtetet e Bashkuara, duke hequr në tërësi tarifat doganore për mallrat e importuara nga ky vend.

Derisa Kosova, për disa vite ka përfituar nga trajtimi pa doganë i më shumë se 3,500 produkteve në kuadër të Sistemit të Përgjithësuar të Preferencave të SHBA-së (GSP), mallrat amerikane të eksportuara në Kosovë kanë vazhduar të jenë subjekt i taksave doganore. Heqja e kësaj tarife do të përfaqësonte një hap të rëndësishëm dhe proaktiv drejt zgjerimit të marrëdhënieve tregtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat mbeten partneri më i afërt strategjik dhe ekonomik i Kosovës.

Kjo masë do të shërbente si një demonstrim i qartë i gatishmërisë së Kosovës për të thelluar lidhjet ekonomike dypalëshe dhe përkushtimin e saj ndaj vlerave të përbashkëta të tregtisë së lirë dhe të drejtë. Ajo gjithashtu do të ndihmonte në pozicionimin e favorshëm të Kosovës në përpjekjet e ardhshme për të ndjekur një marrëveshje formale të tregtisë së lirë me Shtetet e Bashkuara.

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë inkurajon Qeverinë e Kosovës që të veprojë me vendosmëri në këtë drejtim dhe rikonfirmon gatishmërinë e saj për të mbështetur përpjekjet institucionale që synojnë rritjen e bashkëpunimit ekonomik, tërheqjen e investimeve amerikane dhe krijimin e qasjes më të madhe në treg për bizneset kosovare dhe amerikane. /GazetaExpress