string(122) "ofendoi-dhe-sulmoi-fizikisht-gjestin-jozefin-marku-provon-te-rregulloje-imazhin-me-nje-foto-me-plis-nga-kulla-e-jasharajve"

Ofendoi dhe sulmoi fizikisht Gjestin, Jozefin Marku provon të rregullojë imazhin me një foto me plis nga kulla e Jasharajve

Rozë

Gazeta Express

19/04/2025 10:13

Këngëtari shqiptar, Jozefin Marku, i cili është bërë pjesë e raportimeve të mediave për shkak të një ofendimi të rëndë dhe një sulmi fizik ndaj këngëtarit kosovar Besart Kelmendi, të njohur si “Gjesti”, ka publikuar një fotografi nga kulla e Jasharajve në Drenicë, shkruan Express.

Marku në këtë fotografi shfaqet me plis në kokë, megjithatë s’dihet nëse e ka vizituar me të vërtetë Drenicën, apo nëse ka publikuar një fotografi të vjetër.

Lexo Edhe:

Marku ishte përjashtuar nga Big Brother VIP Albania pas një ofendimi që i kishte bërë Gjestit.  Ndonëse kishte kërkuar falje për ofendimin dhe kishte thënë se është penduar, Marku ka eskaluar në sulm fizik ndaj Gjestit, duke e goditur derisa këngëtari pejan po e priste të përshëndeste tek dera dalëse e shtëpisë së Big Brother. Për këtë sulm fizik Marku është arrestuar edhe nga Policia e Shqipërisë.

Ky sulm fizik i Jozefin Markut ka nxitur edhe një debat të madh në Shqipëri e Kosovë, meqë ka shumë qe e kanë interpretuar edhe si një ngjarje që reflekton problemet në mes të dy shteteve./GazetaExpress/