Aktorja e dashur për publikun, Olta Gixhari, ka qenë mbrëmë në një lidhje direkte telefonike me moderatoret e emisionit “Goca dhe Gra”, ku ndau përvojat e saj personale, të lidhura me supersticionin dhe shëndetin.
E pyetur nga Kiara Tito për gjendjen e saj shëndetësore, ish-banorja e Big Brother VIP 2 tregoi se po kalon një periudhë të vështirë, por shpreson se gjithçka do të shkojë mirë:
“Ajo nuk ka lidhje me supersticionin. Po kaloj një periudhë të pakëndshme. Çdo gjë do të shkojë shumë mirë,” tha Olta.
Gixhari ndau gjithashtu historitë e saj personale mbi besimin te shenjat dhe sinjalet e rastësishme. Ajo tregoi një episod të veçantë nga jeta e saj:
“Unë kam shumë besim te sinjalet e rastësishme. Nëse je i vëmendshëm, asgjë nuk është rastësi, gjithçka është realitet. Historia më e bukur ka qenë kur bëra çunin. Nuk po ngelja dot shtatzënë pas Big Brother. Më doli në ëndërr se duhet të provoja për shtatzëninë. Burri ishte jashtë shtetit, i thash të vinte urgjent ditën tjetër. Pastaj bëra djalin.”
Përveç rrëfimeve të saj personale, aktorja iu bashkua edhe diskutimeve të studiot mbi supersticionin, duke ndarë pikëpamjet dhe përvojat e saj me publikun.
Olta Gixhari vazhdon të jetë një nga figurat më të ndjekura të ekranit shqiptar, jo vetëm për talentin në aktrim, por edhe për transparencën dhe sinqeritetin që shfaq në rrëfimet e saj personale. /GazetaExpress/