Anre Onana ka reaguar ndaj thashethemeve se ai do të kthehet në Barcelonë në të ardhmen, duke thënë se e ka të vështirë ta dijë të ardhmen, por duke e pranuar se e ndiej klubin katalonas shtëpi të veten.
Portieri i talentuar u rrit në akademinë e Barcelonës para se të largohej në vitin 2015 për t’iu bashkuar Ajaxit, ku është bërë zgjedhja e parë e trajnerit Erik ten Hag, transmeton Gazeta Express.

“Është e vështirë ta di”, ka thënë Onana për Canal+ i pyetur për të ardhmen.
“Barcelona është shtëpia ime dhe, nëse më duhet të kthehem atje, do të kthehem”, shtoi ai.
“Ama jemi larg kësaj. Unë jam portier i Ajaxit dhe do ta shohim se çfarë ndodh në fund të sezonit”, theksoi ai. /Gazeta Express/
Spitali Amerikan ka shpallur konkurs për vende të lira pune në Kosovë për profesionistë të fushës së infermierisë, duke...