Nga fillimi i karrierës së saj, ajo la përshtypje të fuqishme tek audienca dhe kritikët në vende të ndryshme, me zërin e saj të bukur e të kultivuar, muzikalitetin e shquar, legato nayrale dhe interpretim estetik, siç e ka cilësuar juria internacionale në konkursin ndërkombëtar ”ELENA NIKOLAI” ku Besa u vlerësua me çmimin Grand Prix . Pas debutimit të saj operistik në Tiranë (Shqipëri) me rolin e Liu nga “Turandot” (G.Puccini) në vitin 2011, ajo mori angazhimet në shtëpi të ndryshme të Operës dhe festivale të njohura ndërkombëtare. Besa u shfaq në skenë me rolin e Donna Elvira nga Don Giovanni (Mozart), Lauretta, Gianni Schicchi (G.Puccini), Mimi nga La Boheme (G.Puccini) dhe Lucia nga Lucia di Lamermoor (G.Donizetti), Violeta Valery nga La Traviata (G.Verdi), Liu nga Turandot (G.Puccini).
Në vitin 2015 ajo bëri debutimin e saj të Lauretta nga opera Gianni Schicchi (G.Puccini) ajo këndoi së bashku me baritonin shqiptar Gëzim Myshketa i cili ishte edhe regjisori i produksionit . Në mars të vitit 2019 debutone rolin kryesor te operas THAIS nga J.Masenet në Gdansk të Polonise. Që nga viti 2012 ajo punoi me këngëtaren e madhe të operës nga Sofia, Christina Anghelakova. Besa është soliste e Filharmonisë së Kosovës. Tani, në nëntor 2022, ajo debutoi me Operën Faust, në Stara Zagorja, Bullgari.
/Express