Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, dhjetëra forca policore kanë zbarkuar në Ksamil.
Një operacion “Top-Sekret” po zhvillohet nga forcat operacionale, ato të FNSH në bashkëpunim me policinë e Sarandës.
Policia është vënë në ndjekje të disa personave me rrezikshmëri të lartë, por ende nuk janë lokalizuar. Dy fugona me efektivë të FNSH po kontrollojnë zonën nga Ksamili deri në Butrint, ndërsa janë ngritur edhe disa pika kontrolli në hyrje-dalje të qytezës.
Ndërkohë pasditen e sotme po këqyren kamerat e sigurisë në disa biznese për të lokalizuar të dyshuarit. Gjithashtu operacioni pritet të shtrihet deri në kufirin shqiptaro-grek në Bashkinë Konispol.