string(68) "operojne-si-kartel-autoriteti-i-konkurrences-gjobit-4-kompani-mielli"

“Operojnë si kartel”, Autoriteti i Konkurrencës gjobit 4 kompani mielli

Shqiperi

Gazeta Express

24/12/2022 16:51

Autoriteti i Konkurrencës ka gjobitur 4 kompani të prodhimit dhe tregtimit të miellit në vend me arsyetimin se kontrollojnë tregun si kartel duke fiksuar çmimet dhe duke mos ndjekur rregullat e konkurrencës.  

Si pasojë e kësaj shkelje ndaj kompanive është vendosur në total një gjobë prej 10.4milion lekësh. Që nga shtatori 2021 deri në gusht 2022, Ndërmarrjet Agroblend, Atlas Mills, Miell Tirana dhe Bloja del që të kenë thyer këto rregulla.

Lexo Edhe:

Autoriteti i Konkurrencës, një vit më parë i toleroi për rritjen e pajustifikaur të çmimit të bukës e miellit në treg, duke u vënë kusht të mos bëjnë marrëveshje të bashkërenduara dhe të raportojnë periodikisht kostot për miellin.

/Gazeta Express