Orari i ndeshjeve të Superligës së Kosovës në basketboll, një ndeshje shtyhet - Gazeta Express
string(76) "orari-i-ndeshjeve-te-superliges-se-kosoves-ne-basketboll-nje-ndeshje-shtyhet"

Sport

Gazeta Express

20/09/2024 20:20

Orari i ndeshjeve të Superligës së Kosovës në basketboll, një ndeshje shtyhet

Sport

Gazeta Express

20/09/2024 20:20

Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon këtë fundjavë me javën e dytë të edicionit të ri 2024/25.

Sikurse në javën e parë edhe këtë xhiro një ndeshje është shtyrë, teksa një tjetër është zhvendosur për mesjavë.

Xhiroja hapet me derbin e kryeqytetit mes Sigal Prishtinës dhe Borës, skuadrës së inkuadruar në elitë këtë sezon.

Kjo ndeshje luhet ditën e nesërme me fillim nga ora 17:15.

Kurse ditën e diel luhet një tjetër sfidë e fortë mes Bashkimit dhe Vëllaznimit, me fillim nga ora 19:00.

Ndeshja e zhvendosur për mesjavë është ajo midis kampiones në fuqi, Trepçës dhe nënkampionit, Golden Eagle Ylli.

Ky takim do të luhet në “Palestrën Minatori” në Mitrovicë, të mërkurën me fillim nga ora 19:00.

Ndërkohë ndeshja mes Pejës dhe Proton Cable Prizrenit është shtyrë për arsye se pejanët do të kenë në mesjavë kualifikimet për Fiba Europe Cup./Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement