string(68) "organizim-i-paligjshem-i-lojerave-te-fatit-policia-godet-dy-subjekte"

Organizim i paligjshëm i lojërave të fatit, Policia godet dy subjekte

Shqiperi

Gazeta Express

06/04/2025 14:28

Shërbimet e sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Forcën Operacionale dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në vijim të operacionit policor të koduar “Game Over”, për goditjen e organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kanë vijuar kontrollet në ambiente të ndryshme të qytetit të Tiranë dhe si rezultat, kanë goditur dy raste të tjera.

Policia arrestoi shtetasit P. L., 52 vjeç dhe Sh. Rr., 22 vjeç, pasi në aparatin celular të shtetasit Sh. Rr, u gjetën aplikacione të lotarive të palejuara.

Lexo Edhe:

Shtetasi Sh. Rr., ishte i punësuar në lokalin në administrim nga P. L.

Po ashtu Policia arrestoi shtetasin A. Ll., 18 vjeç si dhe shpalli në kërkim shtetasin E. T., 34 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin me administrator shtetasin E. T dhe punonjës A. LL, u gjetën 6 kompjutera që dyshohet se përdoreshin për ushtrimin e veprimtarisë të kundërligjshme të lojërave të fatit.