string(82) "organizohet-tryeza-shkencore-masakrat-ndaj-shqiptareve-ne-ish-jugosllavi-1944-1945"

Organizohet tryeza shkencore “Masakrat ndaj shqiptarëve në ish-Jugosllavi 1944-1945”

Arte

Gazeta Express

01/04/2025 14:35

Instituti Albanologjik-Prishtinë, gjegjësisht Dega e Historisë-IAP, në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës-Fakultetin Filozofik, gjegjësisht Departamentin e Historisë, organizojnë tryezën shkencore me temën “Masakrat ndaj shqiptarëve në ish-Jugosllavi 1944-1945” (Me rastin e 80-vjetorit të Masakrës së Tivarit në vitin 1945”.

Ky aktivitet do të mbahet më 3 prill, nga ora 10:00, në sallën e katit të epërm të Institutit Albanologjik.

Lexo Edhe:

Kjo tryezë është në vazhdën e trajtimit dhe ndriçimit të së vërtetës historike për krimet e bëra ndaj shqiptarëve gjatë shekullit XX dhe shpresojmë dhe besojmë që kumtimet dhe diskutimet do të japin frytet e nevojshme për zbërthime edhe më të hollësishme të kësaj periudhe të ndjeshme për popullin tonë.

Në këtë tryezë të veçantë shkencore, me kontribute të tyre akademike do të paraqiten këta studiues dhe profesorë: Qerim Lita, Ibrahim Gashi, Nuridin Ahmeti, Adem Zejnullahu, Mentor Hasani, Izet Miftari, Nail Draga, Haxhi Ademi, Dorina Daiu, Oktaj Hasani dhe Rrustem Mehmeti.

Fjalën hapëse të kësaj tryeze do ta mbajë Shefi i Degës së Historisë-IAP, z. Nuridin Ahmeti, me fjalë përshëndetëse do të paraqiten u.d. i drejtorit të Institutit Albanologjik, Naim Berisha, dhe Shefi i Departamentit të Historisë-UP, z. Mentor Hasani, ndërsa fjala mbyllëse e tryezës do të mbahet nga z. Dorina Daiu. Kryesia e punës në këtë tryezë shkencore përbëhet nga z. Ibrahim Gashi dhe z. Nail Draga.