Më 17 janar do të nisë në Melburn grand slam i Australian Open dhe tenistët janë duke bërë përgatitjet e fundit. Pothuajse të gjithë tenistët ndodhet në Australi, ku po marrin pjesë në disa turne të vegjël.
Në fushë është rikthyer pas 4 muajsh pushim ish-numri 1 në botë, tenistja japoneze Naomi Osaka. Ajo është kampione në fuqi e Australian Open, por muajt e fundit kaloi një krizë psikologjike dhe nuk luajti.
Në turneun e Melburn Summer Set, ajo fitoi sot 2-1 (6-4, 3-6, 6-3) ndaj francezes Alize Cornet. Kjo është fitorja e parë e Osaka pas 4 muajsh dhe duket se do të luftojë deri në fund për të mbrojtur titullin.
Nuk vijnë lajme të mira nga tenisti grek Stefanos Tsitsipas, numri 3 në botë. Ai ndodhet në Sidney dhe po luan në ATP Cup, por ka probleme me bërrylin, çka mund ta detyrojë të tërhiqet në momentin e fundit.
“Dua të luaj, por nuk e kam vendosur ende. Kam ende dhimbje dhe po ndjek këshillat e mjekut. Shpresoj të rikuperoj gjatë këtyre dy javëve që kanë mbetur dhe të luaj normalisht në Melburn”, tha Tsitsipas.
Spitali Amerikan ka shpallur konkurs për vende të lira pune në Kosovë për profesionistë të fushës së infermierisë, duke...