Të veshurit bukur dhe me stil është po aq e rëndësishme sa filmat në Oscars
Të veshurit bukur dhe me stil është po aq e rëndësishme sa filmat në Oscar, dhe më të mirët e Hollywood-it kaluan në tapetin e kuq me një sërë veshjesh tërheqëse përpara ceremonisë së të dielës në Los Angeles.
Ato përfshinin yllin e Wicked, Cynthia Erivo, e cila kishte veshur një fustan madhështor me një nuancë të gjelbër të personazhit të saj Elphaba.
Erivo humbi çmimin për aktoren më të mirë, por fitoi çmimin për thonjtë më të bukur.
Ylli Ariana Grande, e cila u nominua për aktoren më të mirë dytësore, kishte veshur një fustan të mrekullueshëm në formë shampanje, nga Schiaparelli.
Kandidati për aktorin më të mirë, Timothee Chalamet, solli një spërkatje me ngjyra të ndezura në një smoking me daffodil, Givenchy.
Demi Moore rrezatoi stilin hollywoood-ian me fustanin e saj të argjendtë kompletuar me disa bizhuteri. Ajo u nominua për aktoren më të mirë për “The Substance”.
Një tjetër yll që shkëlqeu ishte Mikey Madison, me një fustan gjysmë rozë dhe gjysmë të zi Dior dhe të kombinuar me një gjerdan Tiffany të viteve 1910.
Ylli i Emilia Perez, Selena Gomez, u shfaq magjepsëse me një fustan klasik.
Zoe Saldana zgjodhi një fustan ngjyrë gështenjë me një bust të zbukuruar me bizhuteri. Ajo fitoi aktoren më të mirë dytësore për Emilia Perez.
I nominuari për aktorin më të mirë, Colman Domingo, ka qenë një ikonë e stilit gjatë gjithë sezonit të çmimeve dhe tha se zgjedhja e ngjyrës së kuqe për xhaketën e tij të personalizuar Valentino përfaqësonte dashurinë.
Andrew Garfield , i veshur me një kostum kafe, ishte në mesin e prezantuesve të Oscar.
Aktorja e “Substance”, Margaret Qualley, kishte veshur një fustan Chanel me kurriz jashtë dhe një gjerdan diamanti të kthyer prapa.
Ylli britanik, Felicity Jones, i nominuar për aktoren më të mirë në rol dytësor për filmin “The Brutalist”, kishte veshur një fustan saten nga Armani Prive.