“Ose ja ke huq ti ose qytetari”/ Debat mes Baton Haxhiut e Tashollit për sondazhin - Gazeta Express
string(79) "ose-ja-ke-huq-ti-ose-qytetari-debat-mes-baton-haxhiut-e-tashollit-per-sondazhin"

“Ose ja ke huq ti ose qytetari”/ Debat mes Baton Haxhiut e Tashollit për sondazhin

Lajme

Gazeta Express

01/07/2024 20:52

Sonte në Pressing të T7 është shpalosur sondazhi i fundit i realizuar nga kompania e sondazheve “Source” në bashkëpunim me Albanian Post.

Sipas këtij sondazhi, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Guxo prin me 41.1 %, Partia Demokratike e Kosovës 19.6 %, Lidhja Demokratike e Kosovës ka 19.2%, AAK 5.8 dhe të tjerat 5.1. Të papërcaktuar 9.2.

Lexo Edhe:

Pas publikimit të këtyre rezultateve, analisti Ismail Tasholli i tha Baton Haxhiut:”Kriza e besimit ndaj sondazheve është rritë. UBO-n që e përmendet nëse e riktheni memorien dhe e verifikoni, statistikat që janë për zgjedhjet lokale janë skandaloze, jo skandaloze – huqje. Sondazh serioz nuk mundet mu quajt…Unë i thash ja ka huq në 2021.”

Haxhiu: Nuk ja kam huq.

Tasholli: Ose ja ka huq ose qytetari s’tu ka përgjigj.

Haxhiu: As s’ja kom huq në 2021, as në zgjedhjet lokale 2023. Shikoni në zgjedhjet lokale, saktësia është me 20 vota.