string(75) "osman-azemi-e-denoncon-nje-person-mashtroi-kompanite-ne-emer-te-teta-gjylit"

Osman Azemi e denoncon një person: Mashtroi kompanitë në emër të ‘Teta Gjylit’

Rozë

Gazeta Express

25/08/2022 10:35

Mashtrimi i disa bizneseve duke u prezantuar si regjisor i serialit ‘Teta Gjyli’ i ka kushtuar një të riu nga Gjilani, i cili ka rënë në prangat e Policisë pas denoncimit të aktorit Osman Azemi. Gazeta Sinjali ka mësuar ekskluzivisht identitetin e të dyshuarit dhe detaje të reja nga ky rast.

Burimet nga Prokuroria thonë se personi që u prezantua si përfaqësues nga ky serial dhe përfitoi shuma të konsiderueshme të parave është Gentrit Shala. Sipas informatave të para, ai po dyshohet se ka mashtruar rreth 5 biznese, me të cilat ka arritur marrëveshja gjoja se për xhirime dhe hapësirë reklamimi te seriali ‘Teta Gjyli’.

Lexo Edhe:

Për këtë rast që u zbulua është vënë në dijeni Prokuroria pas denoncimit të vet aktorit Azemi, i cili ka dhënë deklaratë në Polici në cilësinë e viktimës.

I dyshuari që u prezantua si regjisor, dyshohet se ka përfituar rreth 150 euro nga çdo kompani që e ka vënë në lajthitje.