Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe homologu i saj shqiptar Bajram Begaj, po qëndrojnë në Vatikan ku po marrin pjesë në homazhet për Papën Françeskun, i cili vdiq të hënën në moshën 88 vjeçare derisa ceremonia e varrimit pritet të bëhet nesër.
Osmani e Begaj kanë publikuar fotografi në rrjetet e tyre sociale duke e mabjtur për duar kardinalin e vetëm shqiptar Ernest Simonin. Po ashtu aty shihet edhe Bujar Spahiu Kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve Haxhi Dede Edmond Brahimaj, Kreun e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare Joan Pelushi dhe në sfond edhe kreu i Kishës Katolike Arjan Dodaj.
“Sot, në bazilikën “Shën Pjetri” në Vatikan, së bashku me Presidentin Begaj, kardinalin e vetëm shqiptar, Ernest Simonin dhe delegacionet tona, bëmë homazhe për Shenjtërinë e Tij, Papë Françeskun, për të shprehur respektin e qytetarëve tanë ndaj përkushtimit të tij frymëzues për paqe, harmoni dhe dinjitet njerëzor në mbarë botën” ka shkruar Osmani.
“ Bashkë, për të nderuar Papa Françeskun. Nderojmë kujtimin e Shenjtërisë së Tij, që na la një trashëgimi shpirtërore dhe morale për ruajtjen e dinjitetit njerëzor dhe të jetësojmë vizionin e tij për drejtësinë, solidaritetin dhe paqen ”, ka shkruar ndërkaq Begaj.