string(135) "osmani-godet-qeverine-qe-refuzoi-propozimin-e-saj-per-tia-hequr-taksen-shbase-turp-i-kemi-vene-tarifa-aleatit-ekzistencial-serbise-zero"

Lajme

Gazeta Express

13/04/2025 22:08

Osmani godet Qeverinë që refuzoi propozimin e saj për t’ia hequr taksën SHBA’së: Turp, i kemi vënë tarifa aleatit ekzistencial, Serbisë zero

Lajme

Gazeta Express

13/04/2025 22:08

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në një intervistë për Rubikon të Klan Kosovës, ka folur për propozimin e saj për heqjen e tarifës për prodhimet amerikane.

Ajo është shprehur se nga ana e Qeverisë ka pasur një refuzim, duke thënë se Kosova ka zero tarifa ndaj Serbisë, kurse i ka vënë tarifa SHBA-së, gjë të cilën ajo e ka quajtur turp të madh.

Lexo Edhe:

“Kjo s’ka të bëjë me çështje fiskale, kjo ka të bëjë me aleanca strategjike. Llogariteni, sot në prill 2025, Kosova ka zero tarifa ndaj Serbisë, kurse i ka vënë tarifa aleatit të vet ekzistencial, SHBA-së, për mua kjo është turp, nuk ka turp më të madh”.

“Dhe në vend se të mirëpritet një propozim nga Presidentja e Kosovës, unë nuk jam Presidente e Serbisë, jam e Kosovës, në fakt propozimet edhe nga qytetarët kur vijnë ato duhet të mirëpriten, e lëre më nga Presidentja e Kosovës, që e mbron interesin e Kosovës”.

“Unë pash në fakt refuzim, në praktik kjo është refuzim”, është shprehur tutje Osmani.