string(82) "osmani-ne-ankara-kosova-eshte-e-perkushtuar-te-krijoje-lidhje-me-te-forta-me-cadin"

Osmani në Turqi: Kosova është e përkushtuar të krijojë lidhje më të forta me Çadin

Lajme

Gazeta Express

12/04/2025 16:50

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, në margjinat e Forumit Diplomatik të Antalisë, është takuar me ministrin e Jashtëm të Çadit, Abdoulaye Saber Fadoul.

Osmani ka thënë se Kosova është e përkushtuar të krijojë lidhje më të forta me Çadin.

Lexo Edhe:

Ndër tjera, shtoi forcimi i marrëdhënieve mund të bëhet duke ndarë rrugëtimin dhe përvojat në shtetndërtim dhe zhvillim.

“Në Antalia, pata një takim produktiv me ministrin e Jashtëm të Çadit, Abdoulaye Saber Fadoul. Ne shprehëm mirënjohjen për mbështetjen e Çadit dhe kërkuam mënyra për të forcuar bashkëpunimin tonë në fusha të tilla si diplomacia, ekonomia, arsimi dhe bujqësia”, ka shkruar Osmani në “X”.