string(127) "osmani-ne-helsinki-takon-kryeparlamentarin-deputetet-finlandeze-ishin-gjithmone-nder-zerat-me-te-forte-ne-mbeshtetje-te-kosoves"

Osmani në Helsinki takon kryeparlamentarin: Deputetët finlandezë ishin gjithmonë ndër zërat më të fortë në mbështetje të Kosovës

Lajme

Gazeta Express

23/04/2025 15:24

Presidentja Vjosa Osmani në vizitën e saj dyditore, që e nisi sot në Finlandë, është takuar me kryetarin e Parlamentit Jussi Halla-aho dhe me disa deputetë të tjerë finlandezë.

Ajo tha se zëri i tyre ka gjithmonë ndër më të fortit në mbështetje të Kosovës, ndërsa ka falënderuar edhe për rolin e tyre në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës.

Lexo Edhe:

“Parlamenti i Finlandës dhe deputetët e tij kanë qenë gjithmonë ndër zërat më të fortë në mbështetje të Kosovës – në çdo hap të rrugëtimit tonë! Në Helsinki, në takim me Kryetarin e Parlamentit, Jussi Halla-aho, dhe me shumë deputetë të tjerë, shpreha mirënjohjen tonë të thellë për mbështetjen e palëkundur dhe për rolin e tyre vendimtar në avancimin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe në organizata të tjera ndërkombëtare”, ka shkruar Osmani.

Ajo gjithashtu tha se bashkë kanë diskutuar për hapa të rinj “që do ta thellojnë partneritetin tonë dhe do të forcojnë bashkëpunimin në fusha strategjike”.

Më herët, Osmani u prit në një takim nga presidenti finlandez, Alexander Stubb, i cili tha se marrëdhëniet mes Kosovës e Finlandës “janë të ngushta e të shkëlqyera”./Express/