Ministria e Punëve të Jashtme e Malajzisë ka njoftuar se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të zhvillojë një vizitë zyrtare atje, nga data 1 maj deri me 4. Kjo është vizita e parë e Osmanit në Malajzi që kur ka marrë detyrën si presidente, shkruan Gazeta Express.
Siç ka njoftuar MPJ e Malajzisë, Osmani do të pritet zyrtarisht në kryeqytetin Putrajaya, dhe më pas do të takohet me kryeministrin Dato’Serbi Anwar Ibrahim.
Diskutimet do të koncentrohen në rritjen e shkëmbimeve bilaterale, si në tregti, investime, edukim dhe lidhjet mes njerëzve.
MPJ e Malajzisë rikujton se e kanë njohur Kosovën më 30 tetor 2008 dhe kanë qenë një ndër vendet e para të Azisë që kanë njohur pavarësinë./Express/
Gazeta Express dhe Televizioni T7 janë në kërkim të një agjenti dinamik dhe ambicioz të shitjes dhe marketingut për...