Presidentja Vjosa Osmsni tha se populli i Kosovës bashkohet në zinë për vdekjen e Papa Françeskut, duke shkruar në një postim në X:
“Populli i Republikës së Kosovës i bashkohet miliona njerëzve anembanë botës në zi për ndarjen nga jeta të Shenjtërisë së Tij, Papa Françesku – një zë i dhembshurisë, përulësisë dhe drejtësisë në kohën tonë”.
Osmani tha se “trashëgimia e tij do të jetojë në në jetët e panumërta që ai preku”.
“Ne qëndrojmë përkrah të gjithë atyre që e çojnë përpara mesazhin e tij të qëndrueshëm të shpresës, paqes dhe dinjitetit njerëzor”, shkroi ajo.
Kreu i Kishës Katolike vdiq në moshën 88 vjeçare pas disa problemeve shëndetësore.
Gazeta Express dhe Televizioni T7 janë në kërkim të një agjenti dinamik dhe ambicioz të shitjes dhe marketingut për...