Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin italian, Maurizio Antonini, me të cilin ndër tjerash kanë diskuar për zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe, për aspektet e ndryshme të bashkëpunimit bilateral ndërmjet të dy vendeve.
Në komunikatë shtohet edhe se, Osmani ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë në të gjitha fazat kyçe të shtetndërtimit, përcjell Express.
Komunikata:
Presidentja Osmani priti në takim ambasadorin e Italisë, Maurizio Antonini
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim ambasadorin e Republikës Italiane, Maurizio Antonini.
Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe për aspekte të ndryshme të bashkëpunimit bilateral ndërmjet Kosovës dhe Italisë.
Presidentja Osmani theksoi marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy shteteve dhe shprehu mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë në të gjitha fazat kyçe të shtetndërtimit dhe të forcimit të pozitës ndërkombëtare të Kosovës.
Opel Corsa Hybrid Edition në Foleja Motors vjen si një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një veturë moderne,...