string(82) "osmani-sdo-te-takohem-me-vuciqin-ne-budapest-dialogu-kosove-serbi-behet-ne-bruksel"

Osmani: S’do të takohem me Vuçiqin në Budapest, dialogu Kosovë-Serbi bëhet në Bruksel

Lajme

Gazeta Express

07/11/2024 11:55

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ndodhet në kryeqytetin e Hungarisë ku edhe po mbahet Komuniteti Politik Evropian. Osmani gjatë konferencës për media pasi ka thënë se do të takohet me liderë të vendeve të ndryshme.

E pyetur nëse do të takohet edhe me presidentin e Serbisë, Aleksander Vucic, meqë ai ndodhet poashtu në Hungari, Osmani është përgjigjur se s’do të takohet dhe se takimet për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë mbahen në Bruksel.

Lexo Edhe:

“Jo, zakonisht nuk takohemi. Kosova dhe Serbia takohen në kuadër të Dialogut të udhëhequr nga BE-ja. Diskutimet po vazhdojnë në Bruksel në mes të kryenegociatorëve për atë se si mund të lëvizim përpara në implementimin e marrëveshjeve që janë arritur”, ka thënë Osmani./GazetaExpress/