string(58) "osmani-therret-seancen-konstituive-te-kuvendit-me-15-prill"

Osmani thërret seancën konstituive të Kuvendit më 15 prill

Lajme

Gazeta Express

01/04/2025 16:44

Presidentja Vjosa Osmani ka thirrur seancën konstituive të Legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Republikës së Kosovës për datën 15 prill.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në përputhje me autorizimet kushtetuese dhe afatet ligjore, ka thirrur mbledhjen e parë të Legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës për datën 15 prill 2025”, ka thënë Presidenca.

Lexo Edhe:

Vendimi i Osmanit erdhi pas certifikimit të zgjedhjeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve më 27 mars.

Pas konstituimit të Kuvendit, hapi i radhës është votimi i Qeverisë. Sipas ligjeve të vendit, Osmani obligohet të nominojë partinë fituese si mandatare për formimin e Qeverisë së re.

Sot, nëkryetari i partisë fituese të zgjedhjeve të 9 shkurtit, Glauk Konjufca i Vetëvendosjes, u shpreh optimist se kanë votat për formimin e Qeverisë.

“Besoj që i kemi numrat”, tha shkurt Konjufca./Express/