Osmani thotë se rrobat e skijimit nuk kushtuan me mijëra euro: Pantallonat i blemë për 15 euro në një market - Gazeta Express
string(107) "osmani-thote-se-rrobat-e-skijimit-nuk-kushtuan-me-mijera-euro-pantallonat-i-bleme-per-15-euro-ne-nje-market"

Osmani thotë se rrobat e skijimit nuk kushtuan me mijëra euro: Pantallonat i blemë për 15 euro në një market

Lajme

Gazeta Express

10/02/2022 21:23

Presidentja Vjosa Osmani ka folur edhe për pushimin e tyre njëditor në Brezovicë, ku tha se rrobat e skijimit nuk kushtuan me mijëra euro siç u raportua në media, por se ato i blenë në një market për 15 euro.

Osmani tha se këto gjëra po bëhen me qëllim që të paraqitet një portret i saj kinse po abuzon me taksat e qytetarëve.

Lexo Edhe:

“Ishim një natë në Brezovicë me familjen time, pas katër vitesh, me fëmijët e mij, dhe thonë që keni vesh, portalet e caktuara thonë keni vesh rroba të skijimit që kushtojnë mijëra euro. Në bazë të çkafit unë akuzohna për diçka të tillë, më fal pantallonat e skijimit që ne i kemi ble në një market për 15 euro, tash me mu me m’i paraqit që kanë kushtu për mbi 1 mijë euro.

Thojnë i keni marrë skijat e Schumacherit që kushton 1 mijë euro, në fakt ne i kemi marrë skijat me qera, si të gjithë që i shkojnë aty. Këto gjana janë me qëllim të paraqitet një portret i Vjosa Osmanit që kinse abuzon me taksat e qytetarëve. Gjë që nuk është e vërtetë”, tha Osmani në RTK.