string(69) "osmani-ua-kerkon-partive-politike-emrat-per-anetare-te-rinj-te-kqz-se"

Osmani ua kërkon partive politike emrat për anëtarë të rinj të KQZ-së

Lajme

Gazeta Express

24/04/2025 19:44

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, iu ka kërkuar partive politike që t’i propozojnë emrat për anëtarë të rinj në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi për media i Zyrës së Presidencës, Bekim Kupina.

Lexo Edhe:

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar nga partitë politike që t`i propozojnë emrat për anëtarë të rinj në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve”, tha Kupina.

Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Kosovë, mandati i anëtarëve të KQZ-së është i lidhur me certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës. Me këtë rast, ligji e obligon presidenten që jo më vonë se 30 ditë pas certifikimit të zgjedhjeve për Kuvend të ua kërkojë grupeve parlamentare propozimet për anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.