Oyarzabal pasi ia dhuroi Spanjës Europianin: Ishte radha ime, kjo fitore është për të gjithë - Gazeta Express
string(90) "oyarzabal-pasi-ia-dhuroi-spanjes-europianin-ishte-radha-ime-kjo-fitore-eshte-per-te-gjithe"

Futboll

Gazeta Express

15/07/2024 9:55

Oyarzabal pasi ia dhuroi Spanjës Europianin: Ishte radha ime, kjo fitore është për të gjithë

Futboll

Gazeta Express

15/07/2024 9:55

Falë golit të Mikel Oyarzabal, Spanja u kurorëzua me epitetin e kampiones së Europës pasi e mposhti Anglinë në finalen e Berlinit me rezultat 2:1.

Futbollisti ofanziv, në pronësi të Real Sociedadit, ka folur pas ndeshjes së mbrëmshme, e cila ishte e ëndrrave për të, ndërsa nuk e fshehu krenarinë dhe gëzimin për kontributin e tij, shkruan “Gazeta Express”.

“E bëra punën time dhe jam mjaft me fat që e shënova golin vendimtar. Dhe, nëse je mjaftueshëm me fat për ta shënuar atë gol… Ky është maksimumi”, deklaroi fillimisht lojtari ofanziv anësor, i cili mund të luajë edhe si një 9-sh fals.

“Kam kaluar periudha të vështira shkaku i lëndimit, kështu që ky gëzim është special, për krejt ato nëpër të cilat kam kaluar. Ishte radha ime të shënoja gol, por kjo fitore është për të gjithë: kjo skuadër është një familje”, vazhdoi Oyarzabal në intervistën e dhënë në mikrofonin e “RTVE”.

Spanja e siguroi titullin e katërt të kampionit të Europës, kurse Anglia mbeti pa trofe, derisa e humbi finalen e dytë radhazi. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement