string(51) "pa-fitues-ne-zahir-pajaziti-mes-llapit-e-prishtines"

Pa fitues në “Zahir Pajaziti” mes Llapit e Prishtinës

Sport

Gazeta Express

28/04/2025 17:58

Llapi ka luajtur baras me rezultat 1-1 në shtëpi ndaj Prishtinës në kuadër të javës së 31-të në elitën e futbollit kosovar.

Fillimi i ndeshjes ishte i qetë me të dyja skuadrat që kryesisht po zhvillonin lojën me duele në mesfushë.

Lexo Edhe:

Llapjanët kaluan në epërsi në minutën e 17-të përmes Ardit Tahirit i cili u tregua i saktë nga penalltia për rezultatin 1-0.

Kryeqytetasit ia dolën që të kundërpërgjigjen në minutën e 69-të përmes Leotrim Kryeziut i cili realizoi për rezultatin 1-1.

Vendasit patën edhe disa mundësi të mira deri në përfundim të takimit, por portieri mysafir Agron Kolaj intervenoi me disa pritje të mira.

Pas këtij barazimi Llapi shkon në kuotën e 40 pikëve dhe mban pozitën e shtatë në tabelë, ndërsa Prishtina me po aq pikë gjendet një pozitë më lartë, pra në të gjashtën.

Kujtojmë se këto dy skuadra do të përballen me njëra-tjetrën edhe në finale të Kupës së Kosovës.