Është mbyllur pjesa e parë e derbit të Londrës në “Stamford Bridge”.
Aty po përballen Chelsea dhe Arsenali, në kuadër të xhiros së 13-të të Premierligës.
Pas 45 minutave të parë, rezultati në “Stamford Bridge” është 0-0.
Gjatë kësaj pjese të parë, dy skuadrat patën disa mundësi të mira shënimi, por që nuk arritën të tundin rrjetat e njëra-tjetrës.
Çka e karakterizoi pjesën e parë, ishin kartonët e verdhë të dhënë nga gjyqtari, Anthony Taylor, dhe pos tyre edhe një i kuq.
Gjatë pjesës së prë, tre lojtarë të Arsenalit u ndëshkuan me kartonë të verdhë. Në minutën e pestë, u ndëshkua Martin Zubimendi, teksa tetë minuta më vonë u zverdhë edhe Christian Mosquera. Riccarardo Calafiori u ndëshkua në minutën e 27-të.
Marc Cucurella i Chelseat u ndëshkua i vetmi me të verdhë në minutën e 11-të, teksa me të kuq u ndëshkua Moises Caicedo në minutën e 38-të.
Momentalisht, me rezultatin e pjesës së parë, Arsenali është i pari me 30 pikë, gjashtë më shumë se Chelsea në vendin e tretë. City është i dyti me 25 pikë./GazetaExpress/